I preu kokën nënës, gjykata e Pogradecit cakton “arrest në burg” për Olsi Çekiçin

schedule11:21 - 10 Gusht, 2020

schedule 11:21 - 10 Gusht, 2020

Masakroi për vdekjen nënën e tij Firedes Çekiçi pak ditë më parë në fshatin Buçimas, Olsi Çekiçi do të qëndrojë në burg.

Vendimi u dha këtë të hënë nga gjykata e Pogradecit. 44 vjeçari i braktisur nga familjarët është shfaqur i qetë para togave të zeza.

Ai ka thënë se nuk është penduar pasi sipas tij nëna i kishte bërë magji.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 6 gushtit në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Shkak për krimin u bë një mesazh që Olsi Celiku lexoi në telefonin e vajzës së tij, 15 vjeçe.

Burime nga grupi hetimor i thanë abc.neës se 44 vjecari kishte tentuar të vrasë vajzën. 15 vjeçarja arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së gjyshes.

Por Firedes Çekiçi 70 vjeç u masakrua për vdekje nga djali i saj. I plagosur mbeti edhe vëllai i Olsit, i cili tentoi të shpëtonte nënën e tij.

Ditën e ngjarjes fqinjët treguan se ai ka përdoruur kosën për të vrarë nënën e tij.

Pas krimit të rëndë ai pranoi vrasjen në polici duke thënë se herët a vonë një gjë e tillë do të ndodhte.

Çekiçi ishte person problematik pasi kishte qënë i shtruar edhe ne psikiatri.

Por pavarësisht kësaj ai refuzonte të merrte mjekim.

Lexo edhe: “Nuk pendohem, do ndodhte 1 ditë”, ky është 44-vjeçari që masakroi nënën në Pogradec