Berberi Erion Xhaferi është bërë viral së fundmi pasi i ka prerë flokët futbollistit të Kombëtares Armando Broja. Ai ka zbuluar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, se si lindi kontakti mes tyre, pasi Erioni e ka sallonin e tij në Vlorë dhe me pamje nga deti.
Erioni zbuloi gjithashtu se Broja i kishte thënë se ishte në tentantiva për të shkuar te skuadra e Milanit.
“Me Armandon më kontaktoi në rrjetet sociale, më kishte parë aty dhe më kërkoi të linte orar. Unë e kisha të pamundur ta qethja në sallon, se i kisha oraret e zëna. Edhe i thash, mund të vijë aty, ku ndodhesh dhe kështu shkova.
Çmimi për Brojën ishte 300 euro. Unë jam dhe tifoz i Milanit dhe më tha që ka pasur kontakte. Më tha që po fliste menaxheri i tij, se tani ishte me pushime dhe më pas do vendoste.
Ishte shumë i fiksuar pas flokëve dhe më thoshte që kishte berberin e tij në Londër. Nga unë u nda i kënaqur dhe tha do vij shumë shpejt”, u shpreh ai./abcnews.al