Një makinë brenda së cilës ishin katër të rinj ka përfunduar në kanal. Aksidenti ndodhi në Laç dhe sipas policisë shkak është bërë një mjet tjetër që i preu rrugën makinës tip “Benz”.
Për fat nuk pati viktima, por dy nga të rinjtë morën plagë dhe u dërguan në spital. Më pas në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset që mundësuan nxjerrjen e makinës nga kanali. Kurse drejtuesi i mjetit tjetër u shoqërua në polici./abcnews.al