Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I premtoi se do ta bënte këngëtare, Gjiko akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture

schedule17:34 - 23 Mars, 2022

schedule 17:34 - 23 Mars, 2022

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit Gjiko do të dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Sipas mediave kosovare, reperi ka mashtruar të miturën se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në klipe.

Front Online posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, që sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën pasi e kishte ftuar në banesën e tij dhe i kishte dhënë substanca narkotike. Sipas Front Online, reperi pritet të dalë para gjykatës të premten.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!