“I prekur nga tragjedia, për Shqipërinë kemi bërë burg”, thirrja e Granit Xhakës

schedule19:56 - 27 Nëntor, 2019

schedule 19:56 - 27 Nëntor, 2019

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, nuk ka mundur të qëndrojë larg ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur orët e fundit në Shqipëri.

Lojtari i Arsenalit ka postuar në Instagramin e tij një thirrje për të gjithë shqiptarët që të ndihmojnë të prekurit nga tronditjet e tërmetit, me anë të një llogarie bankare.

Në postimin e Granit Xhakës, shkruhej: “Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tanë në Shqipëri, të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë.

Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar, të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!