I prekur me COVID-19, Skënder Gega dërgohet në Turqi me urgjencë

schedule10:16 - 25 Nëntor, 2020

schedule 10:16 - 25 Nëntor, 2020

Skënder Gega, trajneri i Kukësit, i infektuar prej më shumë se 10 ditësh me COVID-19, është nisur drejt Turqisë me urgjencë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ky është lajmi që raportohet nga klubi i Kukësit ditën e sotme. Gega kishte pasur temperaturë gjatë gjithë kësaj periudhe, edhe për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Para kësaj gjendjeje është vendosur që Gega të dërgohet drejt Turqisë, ku mjekët do të bëjnë maksimumin që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, njofton klubi verilindor.

Te Kukësi janë edhe tre pjesëtarë të klubit të infektuar. Bëhet fjalë për futbollistët Cooper dhe Hetemaj, si dhe për zëdhënësin e shtypit, Erjon Allaraj. Gjendja e tyre është e mirë dhe presin testin e radhës për të dalë negativë.  /abcnews.al

Komunikatë e Klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë….

Posted by F.K Kukësi Albania on Wednesday, November 25, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!