Yuri Berchiche është ideja e fundit e Barcelonës. Klubi katalanas po kërkon një mbrojtës të majtë dhe ka piketuar 30-vjeçarin e Athletic Bilbaos. Lojtari spanjoll pëlqehet shumë nga drejtuesit, sidomos Eric Abidal, drejtori sportiv.
Mundo Deportivo konfirmon interesimin e klubit të njohur për lojtarin e korsisë së majtë, por ka një problem të madh. Berchiche ka një klauzolë prej 100 milion eurosh dhe Bilbao as që ka ndërmend të diskutojë mbi çmimin e tij.
Një shifër e frikshme, aq më tepër për një futbollist që shkurtin e ardhshëm do të mbushë 31 vjeç. Baskët nuk tolerojnë aspak dhe Barcelonës i duhet të shohë për alternativa të tjera për të përforcuar krahët e mbrojtjes. /abcnews.al