Omar Elabdellaoui, futbollisti i Galatasaray, ka përjetuar një moment mjaft të keq në momentet e ndërrimit të viteve, pasi në duar i kanë shpërthyer fishekzjarrët. Kjo konfirmohet edhe nga klubi turk.
Elabdellaoui do të duhet të bëjë një ndërhyrje në duar dhe në sy pas asaj që ka ndodhur, ndërkohë që mediat turke raportojnë se futbollisti mund të rrezikojë edhe shikimin.
Galatasaraylı #OmarElabdellaoui'nin gözü nasıl? Doktorundan son dakika açıklaması: Omar'ın durumu düne göre oldukça iyi. Medikal tedavi uygulanıyor. Görme yetisinde olumsuz etkilenme var şu anda ama önemli olan tedavi sonunda ne olacağı…
— Takvim (@takvim) January 1, 2021
Shpresohet që kjo të mos ndodhë. Te Galatasaray janë në pritje të përgjigjes së mjekëve, të cilët kanë në dorë gjithçka tani. Gjithsesi ka sinjale pozitive, pasi mjeku i lojtarit është shprehur se gjendja e Elabdellaoui është më e mirë sot. /abcnews.al