I plasi në dorë predha e vjetër e artilerisë, përfundon në spital 44 vjeçari në Durrës

schedule16:26 - 16 Mars, 2023

schedule 16:26 - 16 Mars, 2023

 

Një 44-vjeçar ka përfunduar në spital në Durrës, pasi djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë që e kishte gjetur në kosh, i ka plasur në dorë.

Shtetasi R.N është  dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!