I përplasi makinën dhe më pas i theu xhamat, arrestohet 38-vjeçari në Sarandë

schedule19:10 - 15 Maj, 2022

schedule 19:10 - 15 Maj, 2022

Policia e Sarandës ka vënë një person në pranga, pasi ky i fundit ka përplasur një mjet me makinën e tij dhe më pas i ka thuyer edhe xhamat me gurë.

Sipas policisë E.R 38-vjeç me automjetin tip “Citroën” i ka përplasur automjetin tip “Toyota” shtetasit R. B. dhe më pas ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.

Më pas E. R. është konfliktuar fizikisht, mëngjesin e sotëm, për motive të dobëta me shtetasin R. B. Pas konfliktit, shtetasi E. R. është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës sepse kishte pësuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. R., 38 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit:

-R. B., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi sot, rreth mesditës, shtetasi E. R., ka parë në afërsi të portit të vjetër, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasin R. B.

38-vjeçari me automjetin tip “Citroën” i ka përplasur automjetin tip “Toyota” shtetasit R. B. dhe më pas ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. R. është konfliktuar fizikisht, mëngjesin e sotëm, për motive të dobëta me shtetasin R. B. Pas konfliktit, shtetasi E. R. është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës sepse kishte pësuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!