Veshja dhe performanca e Elisjanës u zgjoi të gjithë nga gjumi. Konkurrentja nga Shkodra arriti të elektrizonte skenën duke bërë pjesë të performancës së saj jurinë dhe konkurrentët.
Edhe vlerësimet ishin pozitivite. Konkurrentët e vlerësuan me 5 përveç Ingrid që i dha 4 pikë. Kjo nxiti debat mes dy konkurrentëve.
Elisjana: Në backstage the që kjo ishte veshja më e mirë në prapaskenë. Mund ta di pse më dhe 4 pikë?
Ingrid: Po nuk e dija që ta kishte bërë babi. 5 për babin dhe 4 për ty.
Ky koment nxiti debate të ashpra mes konkurrentëve dhe jurisë. Ndoshta pak e prekur emocionalisht Elisjana u përlot./abcnews.al