Ministri i Shëndetësisë në Turqi ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes shëndetësore së vajzës trevjeçare Elif Perinçek.
Sen bir umutsun Elif….? pic.twitter.com/lmJsGbP00k
— TÜRKİYE GERÇEKLERİ (@MstSelanik) November 2, 2020
Vajza e vogël u nxor e gjallë nga rrënojat e një godine që u shemb nga tërmeti, pas 65 orësh.
Ministri Koca u shpreh: “Ajo është e vetëdijshme dhe nuk ka dëmtime serioze të muskujve apo fraktura. Është duke u trajtuar në kujdesin intensiv pasi ka ndenjur pa lëvizur për një kohë të gjatë nën gërmadha. Edhe dy motrat e saj më të mëdha janë në gjendje të mirë.”
Sëfundmi kanë dalë edhe pamjet e saj nga spitali pas trajtimit mjekësor. Dulet se vogëlushja është shumë mirë nga gjendja shëndetësore.
Lexo edhe: Lot gëzimi nga gërmadhat e ndërtesave në Izmir, vajza 3-vjeçare nxirret e gjallë pas 65 orësh
Nëna e Elifit, Seher Dereli Perinçek, dhe motrat e saj binjake, 10-vjeçaret Elzem and Ezel, ishin po ashtu mes të shpëtuarve pas tërmetit. Ndërsa, vëllai i saj i madh, 7-vjeçari Umut, nuk arriti t’ia dalë mbanë.
Po ashtu, ministri njoftoi se 14-vjeçarja İdil Şirin gëzon shëndet të mirë. s.b/abcnews.al/