I përkisnin Alda Klosit? Pastruesja hedh dritë mbi 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit

schedule10:28 - 4 Shkurt, 2023

schedule 10:28 - 4 Shkurt, 2023

Dëshmia e Rozeta Dobit ka hedhur dritë edhe mbi pronarët e 400 mijë eurove që iu gjetën pastrueses së shtëpinë e saj në tubin e aspiratorit. Gazetari i Abc News, Ermal Vija raporton se pastruesja ka dëshmuar se kjo shumë bashkë me 120 mijë eurot i ka marrë në banesën e ish zyrtares.

Ndërkohë Alda Klosi i ka qëndruar të njëjtave deklarime duke thënë se shumat e parave nuk janë të saja. Ajo i ka dalë për zot shumës prej 120 mijë eurove dhe disa sendeve që Dovi ka marrë në banesën e saj. Sipas burimeve, ajo ka mohuar dhe inskenimin e grabitjes që pretendon pastruesja.

Dovi ka dëshmuar se vjedhjen e ka inskenuar me ish zyrtaren pasi kjo e fundit donte t’ia hidhte fajin bashkëshortit të saj me të cilin kishte probleme kohët e fundit. Ajo ka treguar gjithashtu se paratë vinin me çanta që nga viti 2021 në banesën e Klosit por nuk kishte dijeni se kush i sillte.

Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Atë ditë që i mora nuk ishte në shtëpi. Më tha merri në kasafortë. Vjedhjen e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin. Atë ditë nuk kam marrë lekë”, ka dëshmuar para hetuesve pastruesja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!