“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022

schedule 16:14 - 19 Gusht, 2022

Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve.

Superylli francez ka marrë shumë garanci nga drejtuesit e Parisit por edhe lirinë për të qenë shefi në skuadër. Në fund të fundit, ishte rënë dakord mes dy palëve që Mbappe do të kishte fjalën në çështjet e transferimeve dhe në përgjithësi në çështjet e ekipit.

Mbappe tani ka pagën më të madhe në Paris edhe se Neymar dhe Messi, ndërkohë që dëgjohet nga administrata dhe jashtë fushës. Ai ishte në favor, për shembull, të shkarkimit të trajnerit Mauricio Pochettino dhe drejtorit të futbollit Leonardo.

Shokët e tij të skuadrës, me të parën Neymar por edhe Messin, tregojnë me lëvizjet e tyre në fushë se janë “thyer” me Mbappen, i cili nga ana e tij është më “i vetmuar”. Madje, në dhomat e zhveshjes dëgjohen komente të shumta nga shokët e skuadrës, ku disa e karakterizojnë atë si “të përkëdhelur dhe të padurueshëm”.

Kujtojmë se pas ndeshjes së fundit ndaj Montpellier, Mbappe pati një konflikt me Neymar. Braziliani u shpreh i pakënaqur që francezit iu besua penalltia. Pas kësaj, Kilian kërkoi të shiste një konkurrent. Si rezultat, drejtori sportiv i PSG-së zhvilloi një takim me lojtarët dhe i pajtoi ata./abcnews.al/