I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbledh deputetët dhe u tregon planin

schedule17:07 - 1 Shkurt, 2023

schedule 17:07 - 1 Shkurt, 2023

Sali Berisha mblodhi deputetët, për t’u treguar planin që pas përjashtimit të tij nga Parlamenti, do të organizohet protestë më 11 shkurt. Nesër ai bashkë me deputetët e grupit më të afërm të tij, Noka, Paloka, Spaho dhe Këlliçi nuk do të jenë në Parlament. Deputetët e tjerë u deleguan nga Berisha për të marrë pjesë në seancë.

Përjashtimi nga Parlamenti bëri që Berisha të ndjek një tjetër axhendë. Tani që nuk është në Parlament, puna e tij e re, është të bëjë protestën e premtuar.

Vendimin e marrë mbrëmjen e së martës në Kryesi, Berisha ia komunikoi dhe deputetëve të tij, për të ndjekur axhedën në vijim.

Ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një dialog intenisv me zgjedhësitë tanë tju qartësojmë gjithcka. pse është jetike kjo betjë, ky revolucion. Ky revolucion nuk mund të dështojë kurrë, duhet të njoh vetëm fitore”,

Dhe angazhimi i ri nuk do të jetë vetëm për një ditë.

 “Duhet të ngrihemi në një revoluciond demorkatitk, në një lëvizje të qëndrueshme. Revolucion paqsor, por në të cilin shqiptarët do të përmbysin regjimin rama”,

Në udhëzimet e tij për deputetët, ishte dhe seanca nesër. Berisha nuk do të jetë por zëri i tij, duhet të përcillet po aq fortë nga deputetët mbështetës, porositi ai.

“Ne nuk e lëshojmë parmanetin. le të sillen si të duan, ne aty do të mbrojmë interest e shqiptarëve. asnjë personale. ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. ndaj të përgatitet mirë edi rama.ne të shumëfishojmë aktivitetin parlamentar”,

Partia Socialiste ndërkohë e ka vendosur, që në rast se përsëritet i njëti skenarë në Parlamentit, ku demokratët do të zaptojnë Foltoren, diskutimet do të jenë të shkurtra, vetëm nga ministrat dhe do të kalohet në votim të ligjeve të parashikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!