Mesfushori i PSG-së, Julian Draxler, më në fund e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Gjermanit i përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni me kampionët e Ligue 1 dhe ai dëshiron të largohet fill pas mbarimit të saj.
Sipas raportimit të “SPORT1”, largimi i Draxler nga PSG do të bëhet zyrtar pas ndeshjes së parë gjysmëfinale me Manchester City, që është programuar javën e ardhshme. Edhe pse disa herë mesfushorit i është ofruar kalimi në radhët e Bayen Munchen, ai ka zgjedhur të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit.
Draxler numëron 28 ndeshje në të gjithë kompeticionet këtë sezon me klubin francez, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste për shokët e tij. Destinacioni i radhës për ish-lojtarin e Schalke 04 mbetet ende një mister, por më shumë pritet të mësojmë gjatë javës së ardhshme. /abcnews.al