I përfundon kontrata me Partizanin në fund të sezonit, Hoxha drejt Kosovës

schedule17:45 - 17 Maj, 2022

schedule 17:45 - 17 Maj, 2022

Portierit të Partizanit, Alban Hoxhës i përfundon kontrata me të kuqtë në fund te sezonit, teksa palët akoma nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën mes tyre.

Sipas “Panorama Sport” gardiani dhe drejtuesit e kuq në fund të sezonit do të ulen së bashkë për të diskutuar nëse mes tyre do të vazhdojë bashkëpunimi apo rrugët e protagonistëve do të ndahen.

Po sipas burimit në fjalë, e ardhmja e gardianit të demave mund të jetë në Kosovë, pasi Hoxha mund t’iu bashkohet Nderim Nexhipit dhe Ilir Dajës te skuadra e Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Por, gjithçka mbetet të mësohet pasi të përfundojë edhe “Abissnet Superiore”, me 34-vjeçarin që do të vendosë nëse do të vazhdojë karrierën e tij në kryeqytetin shqiptarë apo do të zbarkojë në Kosovë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!