Austria do të dëbojë një diplomat rus. Lajmin e bëri të ditur të hënën Ministria e Jashtme e vendit, pasi mediat raportuan se ishte i përfshirë në spiunazh ekonomik për vite me radhë.
“Ne mund të konfirmojmë që një diplomat rus do të dëbohet”, tha ministria në një deklaratë për agjencinë AFP, duke shtuar se sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike.
Në deklaratë nuk janë bërë të ditura detaje të reja.
Mediat vendase raportojnë se diplomatit i është dhënë kohë deri më 1 shtator për t’u larguar nga vendi.
Thuhet se për vite me radhë diplomati kishte spiunuar me ndihmën e një qytetari austriak në një ndërmarrje të teknologjisë së lartë.
Nga ana tjetër, Ambasada Ruse në Vjenë dënoi urdhrin e dëbimit.
“Jemi të indinjuar nga vendimi i pabazuar i autoriteteve, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet konstruktive”, thuhej në një reagim. /abcnews.al/

