“I pari që më ka dhënë një shtysë të madhe”, Rea Nuhu shpreh mirënjohjen ndaj Kastro Zizos

schedule11:03 - 27 Janar, 2021

schedule 11:03 - 27 Janar, 2021

Këngëtarja e re, Rea Nuhu ka prezantuar ditën e sotme këngën e saj më të re, me titull “Na të dy”.

Ndër të tjera, e ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar edhe se si ka qenë në fillimet e rrugëtimit në muzikë dhe synimet të cilat i ruan ende.

“Rea e atëherëshme ka qenë fëmijë me shumë ëndrra dhe me të njëjtin pasion për muzikën. Edhe tani vazhdoj me të njëjtin pasion, por kam vënë re që sa më shumë kalon koha aq më shumë vihet në dukje se sa e vështirë është si rrugë. Duhet të jesh shumë e vendosur për atë që duhet të bësh. Dua të jem deri në fund për atë që dua të bëj, mos të ndal për asgjë që do më dali asgjë para, ose do e bëj unë fiks siç dua unë të jetë, siç e kam pasur ëndërr që fëmijë, ose nuk do e bëj fare”, tha Rea.

Më tej, ajo foli edhe për duetin me Kastro Zizon, prej të cilit publiku e njohu edhe më shumë.

“Mund të them me plot gojë që është miku më i mirë që kam unë dhe ai që më ka ndihmuar më shumë në rrugëtimin tim. Ka qenë i pari që mua më ka dhënë një shtysë shumë të madhe dhe më ka njohur shumë më shumë te publiku, përveç këngës që patëm ishte Kastro ai që e bëri të tillë”, shtoi Rea.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!