I panjohuri bëhet makth për 15-vjeçaren, e kërcënon me jetën e familjes në Instagram, e mitura detyrohet t’i dërgojë foto nudo

schedule12:26 - 7 Tetor, 2022

schedule 12:26 - 7 Tetor, 2022

Një adoleshente ka denoncuar në polici se ka rënë pre e shfrytëzimit dhe ngacmimit seksual në internet.

15-vjeçarja ka thënë në polici se një person i huaj e kërcënuar me jetën e familjes, në mënyrë që e mitura t’i dërgonte foto lakuriq.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin grek, Rodos. Siç raportojnë mediet vendase, 15-vjeçarja ka pranuar një ftesë miqësie nga një i panjohur në rrjetin social, Instagram, me të cilin ka nisur të bisedojë nëpërmjet mesazheve, raporton abcnews.al.

Gjatë bisedave, i panjohuri e kërcënonte adoleshenten me jetën e familjareve të saj, nëse kjo e fundit nuk i dërgonte foto nudo. E panikosur dhe me frikë se familjes së saj do i ndodhte diçka e keqe, 15-vjeçarja ka pranuar t’i dërgojë foto lakuriq të panjohurit në Instagram.

Kërcënimet vazhduan më tej, shkruan protothema.gr. 

I panjohuri i kërkonte më shumë foto lakuriq 15-vjeçares, duke e kërcënuar se nëse nuk i dërgonte, fotot e saj nudo do publikoheshin gjithandej në internet. Ky ka qenë momenti kur 15-vjeçarja ka marrë guximin t’i bëjë bllok në Instagram të panjohurit dhe të njoftojë prindërit.

Më pas e mitura ka shkuar në polici e shoqëruar me prindërit ku ka denoncuar rastin e shfrytëzimit seksual në Instagram. Policia po punon për kapjen e autorit./abcnews.al.