I pafajshëm pas 22 vitesh burg, kërkon 66 milionë Euro dëmshpërblim

schedule21:17 - 26 Janar, 2019

schedule 21:17 - 26 Janar, 2019

Vetëm pas 22 vitesh në burg, Xhuzepe Gulota është shpallur i pafajshëm, pasi rrëfimi i marrë prej tij për vrasjen e dy agjentëve të policisë, i është marrë nëpërmjet torturave dhe kërcënimeve. Tashmë ai i kërkon shtetit italian një dëmshpërblim prej 66 milionë Eurosh.

Kreu 22 vjet burg dhe pse ishte i pafajshëm. Tashmë ai i kërkon shtetit italian 66 milionë Euro. Protagonist i kësaj historie është Xhuzepe Gulota, ish-murator nga Firence, viktimë e një prej gabimeve më të rënda të drejtësisë italiane. Ai u arrestua në Janar të 1976-s për vrasjen e dy agjentëve të policisë.

Në atë kohë 18 vjeç, ai u dënua me burgim të përjetshëm, por pas nëntë proceseve gjyqësore dhe 22 vitesh burg, në vitin 2012 ai u shpall i pafajshëm nëga gjykata e Rexho Kalabria, pasi u vërtetua se rrëfimi i tij ishte përfituar nëpërmjet torturave dhe kërcënimeve nga ana e policisë.

Gulota ka marrë një dëmshpërblim prej 6.5 milionë Eurosh për burgim të padrejtë, shifra më e madhe e paguar mdonjëherë nga shteti italian për të korrigjuar një gabim gjyqësor. Ndërsa në kërkesën e re për dëmshpërblim prej më shumë se 66 milionë Eurosh, përfshihen të gjitha dëmet morale dhe ekzistenciale. Sipas avokatëve të tij, kjo është hera e parë që policia është palë e paditur për përgjegjësi penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!