Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë sërish këtë paradite me një tjetër mesazh për gjithë shqiptarët, ndërkohë që ndajnë fare pak ditë nga data 2 mars, përcaktuar nga ana e kreut të shtetit si dita e besëlidhjes.
Me anë të një videomesazhi, teksa ndodhet në zyrën e tij, Presidenti Meta shpreh padurimin për t’u bashkuar me qytetarët në manifestimin e 2 marsit.
“Të dashur qytetarë, i paduruar për tu bashkuar edhe unë me ju më 2 mars, për pranverën kuqezi”, thotë Presidenti Meta, duke ngritur dy gishtat lart./abcnews.al