“I paaftë dhe mashtrues”, pse Barcelona refuzon ta paguajë Setien

schedule13:59 - 22 Janar, 2021

schedule 13:59 - 22 Janar, 2021

Barcelona nuk dëshiron ta paguajë ish-trajnerin Quique Setien, pasi e shkarkoi në gusht të vitit 2020. Tekniku spanjoll e ka hedhur klubin katalanas në gjyq në muajin dhjetor dhe pretendon të paguhet për aq sa ka nënshkruar nën kontratë.

Setien dhe Barcelona janë në gjyq për rreth 4 milion euro, ndërkohë që në emisionin “El Larguero” të Cadena SER është zbuluar edhe arsyeja pse klubi spanjoll nuk do ta paguajë ish-trajnerin, ccka ia ka bërë me dije edhe në një letër të dërguar më 15 shtator.

Argumentet që Barcelona do të përdorë në gjyq lidhen me aftësitë e Setien si trajner. Avokatët do të argumentojnë se Setien ishte i paaftë për të drejtuar Barcelonën, si dhe do të vënë në dukje faktin që ai nuk ka mbajtur premtimet në lidhje me objektivat dhe stilin e lojës që kanë aplikuar.

Tekniku është akuzuar se nuk kishte autoritet dhe punën ia bënte stafi, por në Spanjë mënyra se si Barcelona po mbrohet që të mos e paguajë Setien është konsideruar e krejtësisht shëmtuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!