Erion Rexhepi., 27 vjeç, banues në Cërrik, humbi jetën mesditën e sotme pas një shpërthimi të një lënde plasëse. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.
Në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, Erion Rexhepi., 27 vjeç, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/