Gardisti Dashamir Kurti në gjendje të dehur në brendësi të një lokali ka nxjerrë armën pronarit dhe ka rrahur klientët disa ditë më parë.
Abcnews.al ka siguruar foton e Kurtit, i cili është kallëzuar në polici nga një qytetar i cili ka pohuar se ky nuk është rasti i parë kur Kurti akuzohet se ka shkelur ligjin, pasi më 1 shkurt është kallëzuar pasi ka rrahur një person.
LEXO EDHE: “Do t’ju vrasë”, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, për çfarë akuzohet
Ndërkohë një ditë më parë AMP ka vënë në pranga inspektorin Dashamir Kurti, 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”.
Policia në deklaratën e saj ka bërë me dije se punonjësi i Gardës së Republikës, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës./abcnews.al