I nxehti “pushton” Meksikën, humbin jetën tetë persona

schedule10:28 - 17 Qershor, 2023

schedule 10:28 - 17 Qershor, 2023

Vala e të nxehtit që ka goditur Meksikën që nga mesi i prillit, deri më tani ka marrë jetën e tetë personave. Mediat e huaja shkruajnë se nga tetë viktimat, shtatë iu nënshtruan goditjes së nxehtësisë dhe një dehidrimit midis 14 prillit dhe 12 qershorit.

Tre persona vdiqën në shtetin Veracruz, dy në Quintana Roo, dy në Sonora dhe një në Oaxaca.

Në Mexico City, temperatura këtë javë arriti në 35 gradë Celsius, që është një temperaturë rekord. Në qendër të kryeqytetit vapa po mbyt për shkak të turmave dhe gazrave nga transporti rrugor dhe bizneset.

Në Monterey, temperatura i kalon 40 gradë Celsius. Në këtë qytet të pasur, i cili vuante nga një thatësirë ​​historike vitin e kaluar, presioni i ujit ra në familje dhe rritja e përdorimit të kondicionerëve shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike.

Qeveria e shtetit të Nuevo León, ku ndodhet Monterrey, ka marrë masa që fëmijët t’i marrin mësimet pjesërisht online dhe të ndjekin shkollën vetëm dy orë në ditë për të shmangur ekspozimin në diell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!