I nxehti “lodh” të miturit/ Urgjenca e pediatrisë në QSUT pret rreth 240 fëmije në ditë

schedule15:24 - 12 Korrik, 2024

schedule 15:24 - 12 Korrik, 2024

I nxehti dhe plazhi ka rritur numrin e fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore ndërsa shqetësimet më të shpeshta janë ato të traktit tretës.

Prevalojnë gastroenteritet, problemet e aparatit respirator janë shumë në minorancë në raport me gastroenteritet ose çrregullimet e aparatit tretës. Këto vijnë si rezultat edhe i infeksioneve virale të stinës, të nxehtit, anës dietike, mënyrës si ushqehemi.  Format më të shprehura janë të vjella ose diarre, temperatura mund të variojnë nga pak temperatura  të larta dhe ethe”, u shpreh shefi i shërbimit të Pediatrisë, QSUT, Albert Lama.

Urgjenca e Pediatrisë në Qendrën “Nënë Tereza” në Tiranë pret rreth 240 pacientë në ditë.  Fluksi shtohet gjatë fundjavës  dhe sipas  mjekëve nuk mungojnë  rastet kur fëmijët  kanë nevojë për trajtim në spital.

“Gjatë javës 200 – 240 raste,  1/3 ose 30% e tyre trajtohen në observacion ose me perfuzione dhe  5 deri 10 % shtrim në spital. Fundjava ka një fluks më të shtuar,  kjo mbase lidhet me sistemin ambulator më të reduktuar.”, shtoi ai.

Nuk kanë munguar  problemet me rrugët e frymëmarrjes apo të prekurit nga virusi koksaki, por rastet janë më të pakta. Në këto ditë  me temperatura të larta mjekët këshillojnë prindërit të mos i ekspozojnë fëmijët në orët e pikut, të bëjnë kujdes me ushqimin dhe tu japin sa më tepër lëngje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!