I nxehti godet Evropën, regjistrohen viktimat e para

schedule11:50 - 28 Qershor, 2019

schedule 11:50 - 28 Qershor, 2019

Temperaturat e larta kanë përfshirë një pjesë të Evropës duke shkaktuar dhe viktima. Autoritetet kanë marrë masa për të mbrojtur banorët duke krijuar pika freskimi në pjesë të ndryshme të qyteteve

Marsejë, qyteti jugor i Francës shënon në këto ditë rekordin negativ për temperaturat më të larta në Evropë duke shënuar deri në 45 gradë Celsius

Por në të gjithë Francën situata është e tillë, si pasojë e një të nxehti të jashtëzakonshëm që vjen si pasojë e presionit të lartë nga Saharaja. Gjendje alarmi është vendosur sidomos në katër zona në të gjithë vendin

Shërbimet meteorologjike franceze paralajmërojnë se situata do të qëndrojë e tillë dhe në ditët në vijim. Rekordi I mëparshëm është ai I 12 gushtit në vitin 2003.

Por temperaturat e larta kanë përfshirë dhe Spanjën, ku viktima e parë është një 17 vjeçar në Kordoba. 34 nga 50 provincat spanjolle janë në gjendje alarmi për shkak të rrezikut të zjarreve. Në Katalonja zjarri ka shkrumbuar 6500 hektarë tokë, ndërsa 400 zjarrfikës janë vendosur në

gjendje gatishmërie.

Ndërsa në Itali viktima e parë e temperaturave të larta është një 69 -vjecar i pastrehë në Romë. Viktima kishte probleme me zemrën.

Ndërsa tre viktima të tjera janë konfirmuar në plazhet në jug të Francës, ku në qytetet më të nxehta si Parisi janë vendosur dhoma freskuese me ventilator, kondicionerë dhe ujë të ftohtë për të moshuarit dhe personat më të rrezikuar nga I nxehti. Autoritetet franceze kanë krijuar një listë të personave që jetojnë të vetmuar dhe I kanë telefonuar për ti paralajmëruar si dhe për tu siguruar që janë mirë.

Në Pragë ku temperaturat kanë qenë pak më të ulëta në krahasim me kryeqytete të tjera evropiane, kafshëve në kopshtin zoologjik iu është dhënë pije freskuese me akull dhe fruta, për t’i lehtësuar gjendjen.

Ndërkohë në Gjermani policia ka ndaluar në Brandeburg një person i cili po udhëtonte nudo me motorin e tij në kërkim të një pike freskimi. Por në njoftimin e saj policia sqaronte se zotëria të paktën kishte vendosur kaskon sipas rregullave rrugore. Policia e ka detyruar të vishet dhe më pas e ka lënë të lirë

Po në Gjermani një tjetër person është zhveshur dhe është future në departamentin e ushqimeve të ngrira në një supermerkat. 32 vjeçari më pas ka marrë një birrë dhe e ka pirë teksa largohej me vrap. Pasi vodhi dhe disa fruta ai u ndalua nga policia.

Temperaturat po kalojnë pragun e 40 gradë Celsius në shumë pjesë të kontinentit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit mund të jenë shumë të rrezikshme nëse regjistrohen në fillim të stinës së verës, para se njerëzit të mësohen me temperaturat e sezonit.

Në Bruksel administrate ka publikuar paralajmërime  të ndryshme për tu lejuar banorëve që të marrin masat e duhura si pasojë e temperaturave të larta që vazhdojnë të regjistrohen në vend. Sipas parashikimeve meteorologjike kjo do të jetë një verë e gjatë dhe e nxehtë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!