I nxehti dhe ataket kardiake/ Kardiologu: Proces që nis me gjendje të fikëti në det, kap të gjitha moshat

schedule17:48 - 11 Gusht, 2023

schedule 17:48 - 11 Gusht, 2023

Mjeku kardiolog, Alfred Nona ka folur në “News Line” për ataket kardiake që ndodhin gjatë periudhës së nxehtë të verës. Ai ka theksuar se këto infarkte nuk kanë lidhje me stinën, pasi ato që regjistrohen në plazhe janë procese që finalizohen me arreste kardiake.

Sakaq, Nona ka thënë se ky proces fatkeqësisht përfshin çdo moshë, që nga fëmijët, adoleshentët dhe mosha e rritur.

“Mund të themi që infarkti nuk ka lidhje me stinën. Ajo që lidhet me plazhin nuk është arrest kardiak apo atak kardiak. Pra, ndodh një proces, i cili finalizohet me arrest kardiak, por që fillon si një proces ndryshe. Ndodh fatkeqësisht dhe te fëmijët, dhe te adoleshentët, në çfarëdo lloj moshe. Nuk ka lidhje me arrestin kardiak, nuk ka lidhje me sëmundjen e zemrës në vetvete, sepse mund të jesh shumë mirë nga zemra dhe mos të pësosh arrest. Për se ndodh kjo? Sepse kur ne kalojmë nga i nxehti i bregut dhe shkojmë direkt në ujë dhe uji është i ftohtë, aktivizohet një refleks nervor, i cili në fund të fundit bën që të ulen rrahjet e zemrës, të ulet dhe tensioni dhe kjo bën që të humbasim humbjen e koshiencës në ujë, pra është një rënie të fikët në ujë, e cila shoqërohet me mbytje dhe më pas bëhet arrest kardiak, por nuk është problem kardiak, është si pasojë e kësaj rënie të fikët që ndodh në ujë”, u shpreh mjeku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!