I nxehti dhe aktiviteti fizik/ Mjekët: Reduktoni lëvizjet dhe sportet në orët e nxehta

schedule15:52 - 13 Gusht, 2024

schedule 15:52 - 13 Gusht, 2024

Aktivitetet sportive konsiderohen si një nga mënyrat efikase për një shëndet të mirë, po këto ditë  të nxehta  mjekët këshillojnë reduktim të  tyre.

Sforcimi i trupit në temperatura të larta sipas kardiologëve  mund të shkaktojë probleme  me zemrën.

Kardiologët  sugjerojnë gjithashtu shmangie të pijeve energjike, alkoolit dhe sa më pak ushqime me yndyrë.

Për të kaluar ditët e nxehta pa probleme bluzat e bardha këshillojnë  një dietë të pasur me sa më tepër lëngje,  perime e fruta të stinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!