I nxehtë përvëlues në Spanjë, temperatura mbi 40 gradë dhe zjarre në pyjet e Katalonjës

schedule15:49 - 17 Qershor, 2022

schedule 15:49 - 17 Qershor, 2022

Temperaturat në Spanjën që është goditur nga një valë e nxehti e hershme, pritet të arrijnë në 43 gradë Celsius dhe nuk pritet të ketë lehtësim para ditës së diel.

Ndërkohë, të paktën tre zjarre janë përhapur nëpër pyjet e Katalonëjs, duke përfshirë një afër Baldomar rreth 140 kilometra në verilindje të Barcelonës, që ka djegur gati 1,000 hektarë, por mund të rritet në 20,000 hektarë përpara se të vihet nën kontroll, tha qeveria rajonale.

Ende nuk është urdhëruar evakuim, por njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Fqinja e Spanjës, Portugalia, pa majin e saj më të nxehtë që nga viti 1931, me shumicën e shkencëtarëve që ia atribuojnë nxehtësinë e hershme sezonit në të gjithë Evropën ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë.

Shkencëtarët thonë se valët e të nxehtit janë bërë më të mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike. Ndërsa temperaturat globale rriten me kalimin e kohës, valët e të nxehtit parashikohen të bëhen më të shpeshta dhe intensive dhe të zgjasin më shumë, dhe ndikimet e tyre më të përhapura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!