I nxehtë përvëlues dhe reshje të pakta, thuajse dy të tretat e Evropës në alarm për thatësirë

schedule15:53 - 23 Gusht, 2022

schedule 15:53 - 23 Gusht, 2022

Pothuajse dy të tretat e territorit evropian është në alarm për thatësirë ​​ose ka lëshuar paralajmërime për shkak të valëve të të nxehtit dhe reshjeve të pakta,

Sipas agjencisë kompetente të Bashkimit Evropian, si pasojë e thatësirës, ​​lundrimi në lumenj dhe liqene, prodhimi i energjisë elektrike dhe rendimentet e disa kulturave janë kufizuar.

Raporti i gushtit nga Observatori Evropian i Thatësirës (EDO), i cili mbikëqyret nga Komisioni Evropian, thotë se 47% e Evropës është në kushte paralajmëruese thatësire, me lagështi shumë të ulët të tokës dhe 17% është në thuajse në një gjendje të tillë, në të cilën bimësia është shkatërruar.

Thatësira e madhe ka prekur shumë rajone të Evropës që nga fillimi i vitit dhe është zgjeruar dhe përkeqësuar që nga fillimi i gushtit, thuhet në raport.

Të korrat verore janë goditur, me rendimentet e misrit të vitit 2022 që pritet të jenë 16% nën mesataren pesëvjeçare, ndërsa rendimentet e sojës dhe lulediellit pritet të bien përkatësisht me 15% dhe 12%.

Prodhimi i hidrocentraleve është prekur gjithashtu, me ndikim të mëtejshëm te prodhuesit e energjisë për shkak të mungesës së ujit për të ushqyer sistemet e ftohjes.

Nivelet e ulëta të ujit pengojnë lundrimin në lumenj dhe liqene, të tilla si përgjatë Rinit, dhe ngarkesa e reduktuar e anijeve ndikon në transportin e qymyrit dhe naftës.

EDO raporton se në mes të gushtit reshjet e shiut lehtësuan disi situatën, por në disa raste erdhën në formën e stuhive të cilat shkaktuan dëme të mëtejshme.

Indeksi i thatësirës së observatorit rrjedh nga matjet e reshjeve, lagështisë së tokës dhe pjesës së rrezatimit diellor të absorbuar nga bimët për fotosintezë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!