I njohur si “lider i mafies së burgjeve”, identifikohet organizatori i sulmit të dy shqiptarëve në Greqi. U porosit nga burgu

schedule15:16 - 2 Prill, 2025

schedule 15:16 - 2 Prill, 2025

Mediat greke kanë zbuluar detaje nga sulmi me armë i ndodhur 23 shtatorin e vitit të kaluar në Greqi. Sulmi me armë u krye ndaj dy shtetasve shqiptarë, të cilët mbetët të plagosur.

Ndërkohë lidhur me këtë rast sipas mediave greke rezultojnë të përfshirë katër persona dhe 48-vjeçari shqiptar Klodian Lekocaj. Ky i fundit është cilësuar si organizatori i ngjarjes, nga shtetasit e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, 48-vjeçari shqiptar Klodian Lekocaj akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimin e një ish-të burgosuri me të cilin kishte pasur edhe përplasje.

48-vjeçari shqiptar ka një shkuar të errët kriminale, dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një avokati në vitin 2017 dhe gjithashtu rezulton edhe organizator i një vrasje të mbetur në tentativë në korrikun e vitit 2022.

Lekocaj gjithashtu është cilësuar edhe si drejtuesi i “mafies së burgjeve”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!