I njohur si anëtar i bandës së “Babagjyshëve”, Fatmir Pjetri izolohet në regjimin 41 bis

schedule21:06 - 5 Prill, 2024

schedule 21:06 - 5 Prill, 2024

Fatmir Pjetri është izoluar në regjimin 41 bis.

Pjetri njihet si një nga anëtarët e bandës së Babagjyshëve dhe rezulton i dënuar për grup kriminal, vjedhje me dhunë dhe veprime në kuadër të grupit kriminal.

Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017./abcnews.al