I njohur me nofkën “Bebi”, lihet në burg Franklin Xhelaj, u ekstradua nga Franca për trafik droge

schedule11:29 - 7 Janar, 2024

schedule 11:29 - 7 Janar, 2024

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Franklin Xhelaj, i ekstraduar pak ditë më parë nga Franca.

Si pasojë, është lënë e pandryshuar masa “arrest në burg” e dhënë në mungesë.

I njohur me pseudonimin “Bebi”, Xhelaj po gjykohet në Apelin e Posaçëm për akuzën e “trafikut të narkotikëve”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “veprave të kryera nga organizata kriminale”.

Xhelaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjesërisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga hetimet me metoda speciale, 52-vjeçari fierak dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë. Nga hetimet dhe veprimet e bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!