I nguli thikën e pastaj iu sul me makinë, sherr i madh ne Bulqizë

schedule13:47 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:47 - 2 Dhjetor, 2021

Një konflikt me armë të ftohta ka ndodhur pasditen e së enjtes në lagjen “Minatori” në Bulqizë. Bëhet e ditur se pas një konflikti verbal, një 30-vjeçar me iniciale A.T., ka goditur me një mjet të fortë prerës në trup një qytetar me inicialet L.N.

Më pas, 30-vjeçari ka tentuar që ta shtyjë të lënduarin me automjet dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar kështu edhe jetën.

30-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje është vënë në pranga nga policia. Për gjendjen shëndetësore të të plagosurit nuk ka ende asnjë detaj. /abcnews.al/