Policia ka arrestuar një 18 vjeçar në Berat pasi plagosi një bashkëmoshatarin e tij me thikë duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Blutë e Beratit bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit :
-K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar demtime të renda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.