I Ngarkuari me Punë i SHBA takim me kryetaren Bushka dhe nënkryetaren Çupi, zbulohet për çfarë diskutuan

schedule17:41 - 27 Shtator, 2023

schedule 17:41 - 27 Shtator, 2023

I Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner është takuar këtë të mërkurë me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut.

Lajmin e ka publikuar Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook, ku zbulon dhe çështjet për të cilat ata kanë rënë dakord.

Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme”, thuhet krahas fotove nga takimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!