Pronari i një lokali në Divjake vrau klientin e tij pasi i ngacmoi gruan. Viktima ishte i dënuar më parë për prostitucion.
I dehur ngacmon gruan e pronarit, por u vra në vend, në mes të lokalit. Ngjarja ndodhi pak para mesnates në lokalin e fshatit Goricaj në Divjakë.
Policia konfirmoi zyrtarisht se viktima Admir Llupo 42 vjeç u qëllua me çifte nga pronari i lokalit Petrit Toromeni 42-vjeç.
Ky i fundit u vendos në pranga vetëm një orë pas krimit, ku dhe ka rrëfyer gjithçka ndodhi në lokalin e tij.
Ai i tha policisë që Llupo i cili njihej edhe me emrin Judmir Shtambolliu, po pinte alkool. Në një moment ai i ngacmoi bashkëshorten.
Toromeni e ka humbur durimin, kur u përball me arrogancën e klientit të dehur. Në atë çast ka shkuar të marrë çiften në katin e dytë të lokalit dhe e ka vrarë atë. At kishte edhe persona të tjerë të cilët u morën në pyetje.
Sipas policisë, viktima ishte person me precedentë penalë. Disa muaj më parë ai kishte dalë nga burgu.
Almir Llupo ka qenë i dënuar në mungesë në vitin 2006 me vendim të formës së prerë për trafik të femrave për prostitucion dhe falsifikim të dokumenteve.
Për herë të fundit, Llupo është arrestuar në muajin Korrik të këtij viti. 42-vjeçari u vu në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur./abcnews.al