I ndërhynin eprorët në vendime, gjykatësi tenton të vrasë veten në sallën e gjyqit

schedule13:37 - 5 Tetor, 2019

schedule 13:37 - 5 Tetor, 2019

Një gjykatës në Tajlandë u përpoq të vrasë veten në sallën e gjyqit duke u qëlluar me armë zjarri në gjoks. Para këtij gjesti ai akuzoi eprorët e tij se i ndërhynin në vendimet që merrte.

Ai ndërmori këtë gjest pasi u detyrua të lirojë nga akuzat pesë persona që rrezikonin dënimin me vdekje. Ndërkohë ai kishte publikuar on line një “memo” prej 25 faqesh ku akuzonte eprorët e tij se e detyronin të ndryshonte akuzat.

Tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa një zëdhënës i gjykatës u shpreh se sistemi juridik në vend lë shumë hapësira për manipulime. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!