Dy motra, 98 dhe 101 vjeç u ribashkuan për herë të parë pas 47 vitesh pasi u ndanë gjatë regjimit Khmer në Kamboxhia.
Bun Se, 98 vjeçe, gjithashtu takoi dhe të vëllanë e saj, 92 vjeç. Të gjithë mendonin për njëri-tjetrin se kishin vdekur gjatë regjimit totalitar.
Dy motrat u takuan për herë të fundit me njëra tjetrën në vitin 1973, dy vite përpara ardhjes së regjimit komunist shkruan Knowing Everything.
Gjatë regjimit u vranë mbi 2 milion persona dhe shumë familje u ndanë nga njëra-tjetra.
Bashkëshorti i Bun Sen ra viktimë e këtij regjimi, ku 98 vjeçarja u detyrua të mblidhte dhe të dërgonte për riciklim shishe plastike për të siguruar bukën e gojës.
Që prej vitit 2004 ajo i kërkonte autoriteteve për të kërkuar motrën dhe vëllanë e saj, pavarësisht se mendonte se ata kishin vdekur.
Vetëm një javë më parë, qeveria i mundësoi asaj një udhëtim drejt fshatit të lindjes, ku kishin gjetur dhe familjarët e saj./abcnews.al