“I mundi Partizani më i dobët”, lapsusi i Dabullës dhe një porosi

schedule22:56 - 21 Tetor, 2019

schedule 22:56 - 21 Tetor, 2019

Rezart Dabulla, ish-mbrojtësi i Tiranës, mendon se bardheblutë në letër kanë ekipin më të mirë, por nuk po e tregojnë në fushë. Në emisionin “Pressing” në ABC News ai vlerësoi cilësitë e lojtarë të Tiranës, ndërkohë që u rikthye të fliste edhe për derbin.

“Tirana nuk ka pikët që duhet të kishte. U mund nga Partizani më i dobët i viteve të fundit. U mund edhe nga Kukësi më i dobët i viteve të fundit. Lanë dy pikë skandaloze me Flamurtarin. Janë ekipi më i kompletuar, por duhet ta shfaqin. Nuk mjafton loja e bukur dhe merkatoja. Në letër janë shumë të mirë. Ishte ndeshja më e dobët e Partizanit në derbi, se u shpreha unë gabim më parë”.

“Mema e ka ndryshuar shumë skuadrën. Ndryshohet çdo javë formacione. Vendoset kush janë lojtarët kryesore. Nuk ke pse lëviz kur fiton. Kur ndërrohen më shpesh seç duhet, ç’koordinohen lojtarët. Çdo skuadër e ka një formacion bazë. Nuk i vë faj Ardit, është i të gjithëve.

Duhet ta kishte ndarë mirë kush luan, Ngoo apo Dunga. Janë dy lojtarë ndryshe, që ndryshon mënyrën se si sillet skuadra për të shkuar te zona kundërshtare. Vetëm mbrojtjen e ka ndryshuar disa herë. Kur ndryshon shumë, kryesisht në mbrojtje, nuk mësohen lojtarët me të metat e njëri-tjetrit”.

“Do shpresoja të rrinte Ardi deri në fund. Kam luajtur me të dhe kam shumë respekt. Varet gjithçka nga rezultatet. Duhen 4-5 fitore rresht. Lojtarët e huaj që erdhën vjet ishin anonimë, vetëm menaxherët që i kanë sjellë i njohin. Këta që morën vjet i kemi parë të luajnë këtu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!