I moshuari vijon rezistencën! Efektivët gati për ndërhyrje, RENEA rrethon objektivin (PAMJET)

schedule16:53 - 24 Shtator, 2020

schedule 16:53 - 24 Shtator, 2020

Lefter Zhidro vijon rezistencën në Elbasan prej 4 orësh duke mos pranuar që të dorëzohet pas thirrjeve të policisë, ndërsa efektivët e policisë lokale, FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar pallatin ku banon i moshuari.

Nëse negociatat për dorëzimin e tij dështojnë, atëherë RENEA mund të ndërhyjë me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë 71-vjeçarin që terrorizoi qytetin e Elbasanit, ndërsa ankthi dhe frika ende vijon./ db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!