I moshuari ndërroi jetë, fqinji: Hera e tretë që digjet kjo shtëpi, zonjën e shpëtova unë

schedule14:30 - 3 Shkurt, 2022

schedule 14:30 - 3 Shkurt, 2022

Një prej fqinjëve të të moshuarit që ndërroi jetë sot si pasojë e flakëve në banesën e tij ka treguar për mediat se ka qenë ai që e ka shpëtuar të shoqen. Ai shprehet se nuk ka mundur të durojë më dhe ka dalë pa mundur ta shpëtojë 74-vjeçarin Musa Zeqiraj që humbi jetën.

Fqinji tregon se kjo është hera e tretë që kjo banesë përfshihet nga flakët dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Çifti I të moshuarve nuk kishin fëmijë dhe jetonin të vetëm në një banesë me qira.

“Janë burrë e grua pa fëmijë. Është hera e tretë që digjen brenda. As ka vënë dorë shteti. E gjithë lagjia e di shumë. Të dy janë sakata. Gruan e shpëtova unë. Pastaj plasi gazi nuk munda më ai plaku vdiq. Njëri ka qenë sakat.

Ja ku a e ka karrocën. Kjo është me qëllim. Nuk kanë dashur me vënë dorë. Ata kanë qenë me qira këtu. Janë të sëmurë. Edhe gruaja është zonjë shkodrane. Ka punuar floktore. Prej dy vitesh kanë qenë këtu”, tregon ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!