Një person dyshohet të ketë rënë në një shpellë natyrale rreth 20 metra të thellë në Balldre të Lezhës.
Për pasojë, dyshohet se i moshuari Preng Mandreaj të ketë humbur jetën. Forcat zjarrfikse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të hyrë në shpellë, për të bërë të mundur nxjerren e të moshuarit që dyshohet se ka humbur jetën.
Kanë qenë familjarët, të cilët kanë njoftuar policinë për largimin nga banesa të të moshuarit, të cilin pas disa kërkimesh kanë arritur ta gjejnë brenda në një shpellë në mal përballë banesës së tij.
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Balldre, shtetasi P. M., 73 vjeç, duke punuar afër një pusi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë brenda në pus.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë nxjerrë nga pusi, trupin e pajetë të 73-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
/abcnews.al