Një algjerian, i identifikuar si Hamza Marina është kthyer në makthin e qytetarëve të Tiranës. Përpos vjedhjeve dhe grabitjeve me dhunë në shumë banesa në kryeqytetin shqiptar ai nuk nguron që t’i postojë edhe në rrjetet sociale me foto dhe video.
Në një video të publikuar në “Instagram” ai shfaqet duke biseduar me një të moshuar shqiptar të cilit i ka marrë telefonin dhe nuk ia kthen.
“Po ma jep telefonin. A do ma japësh telefonin?” i thotë i moshuari shqiptar, ndërsa algjeriani i bën lojëra fjalësh.
Algjeriani ka postuar në disa raste foto duke lëvizur edhe i armatosur në rrugët e Tiranës, por ende policia nuk ka rënë në gjurmët e tij, ndërsa Hamza Marina vazhdon aktivitetin e tij kriminal. d.b/Abcnews.al