Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Gjirokastër, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Viktimat e kësaj ngjarja në dy punonjësit e OSHEE në Gjirokastër, Selfo Kallfa, 52 vjeç dhe Ismet Isaraj, 64 vjeç, makina e të cilëve është marrë nga rrjedha e lumit Drino.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në momentin që dy punonjësit e OSHEE po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.
Trupat e pajetë të viktimave janë gjetur pas 9 orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s.