I mori paratë pacientit me Covid, avokati i infermieres së Infektivit: Portofolin nuk e vodhi, e gjeti

schedule12:14 - 28 Janar, 2021

schedule 12:14 - 28 Janar, 2021

Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e Infektivit Ronida Hysin.  30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, ABC mëson se Hysi ka folur shumë pak në gjykatë.

Avokati i saj është shprehur se Ediona e kishte gjetur portofolin dhe nuk ia kishte vjedhur pacientit.

Sipas dosjes së prokurorisë, Hysi i ka tërhequr paratë e pacientet me koronavirus në tre këste nga 20 mijë lekë të reja, më datë 25 dhjetor në një bankomat pranë QSUT. Po ashtu, mësohet se e reja ka tentuar të bëjë edhe një tërheqje tjetër në një bankomat në rrugën Tiranë-Durrës por në llogari nuk ka pasur më para.

Në dosje janë të provuara tërheqjet që ka kryer infermierja nëpërmjet kamerave të sigurisë. Sakaq, prokuroria do të hetojë edhe nëse ka pasur raste të tjera që 30-vjeçarja mund t’u ketë marrë para pacienteve. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!