Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Totali”.
Ky person u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, një shtetasi.
Ndërkaq, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe një 42-vjeçar.
Ai akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin.
Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4./abcnews.al

