Policia malazeze arrestoi dy djemtë Luan dhe Lulëzim Hasanaj bashkë me nënën e tyre Nure Hasanaj nga fshati Kamicë i Malësisë së Madhe pasi akuzohen se vranë policin Milotin Lekoviç teksa ky i fundit po i shoqëronte në komisariat.
Gazetari Simons Shkreli raporton për abcnews.al nga fshati Kamicë se fqinjët shprehen se nuk kanë kontakte me këtë familje.
Arsyet nuk i sqarojnë, por shprehen se “deri në fillimet e viteve 90-të kanë pasur marrdhënie të mira fqinjësore por më pas secili ka parë punët e veta”.
“Kemi 20 vjet që nuk merrna me ta. Nuk kemi punë me ta. Vetëm që kalojnë rrugës. Janë rrethanat vetë që na ka çuar. Për ne, varet se si i kanë pas punët. Se pas viteve ’90 janë qenë familje, por pas ’90 i kanë punët e tyre. Ata kanë punën e vet ne tonën. Shkojnë vijnë, shkojnë vijnë. Nuk kemi pa polici. Që në 97 e këtej nuk kemi komunikuar me ta. Ne i kemi përkrah, por pas atyre viteve nuk merrna me ta“, shprehet njëri nga fqinjët.
“Kam qenë në emigrim dhe nuk kam jetuar këtu. Gjynah për çdo gjë. Nuk di gjë. Kam qenë 15 vjet në Itali dhe nuk di gjë. Punë fëmijësh kanë qenë zënë në 2018, për një banesë për dy tre tulla. Po rrihen të mëdhenjtë. Janë sjellë shumë mirë. Nuk është respekti që ka qenë më parë”, tha një tjetër banor i zonës për gazetarin Shkreli.
VENDIMI/ Vranë policin malazez, krimi për të cilin vëllezërit Hasanaj ishin dënuar në Shqipëri
Ngjarja
Luan e Lulzim Hajdaraj së bashku me nënën e tyre janë ndaluar të dielen nga policia kufitare në afërsi të kufirit kroat ku mësohet se kanë deklaruar se janë nga Kosova dhe nuk kanë dokumenta me vete.
Milutin Lekoviç së bashku me kolegun e tij pasi kanë kryer kontrollin rutinë ndaj tyre janë drejtuar drejtë komisariatit të Hercegnovit kur Luan Hasanaj e ka qëlluar me armë pistoletë në kokë.
Luan e Lulzim Hajdaraj janë të njohur edhe për policinë Shqiptare, ku me 5 maj të 2008 në fshatin Kamicë kanë plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin Ylli Berishaj, për cka gjykata e Shkodrës Lulzim Hajdarajn e ka denuar me vendim të korrikut të 2019 ka liruar nga burgu shtetasin Lulzim Hasanaj, duke denuar me 5 vjet shërbim prove, ndërsa Luan Hasanaj e ka denuar me 5 vite heqje lirie.
Ky i fundit mësohet se që nga maji I 2018-es ka qenë në arrati. Edhe para prokuorit të Prokurorisë së Lartë të Malit të Zi të tre të arrestuarit kanë mohuar të jenë shtetas nga Shqipëria duke deklaruar se janë nga Kosova.
Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë arrest me burg prej 72 orësh deri ne kryerjen e hetimeve paraprake dhe caktimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Malit të Zi. /abcnews.al